Me sa duket YouTube po zhvillon sërisht disa testime në disa përdorues, ku ato nuk kanë më mundësi të shikojnë video në kualitetin 4K nëse nuk janë abonuar në YouTube Premium.
Përdoruesit në Twitter dhe Reddit kanë publikuar screenshots ku tregojnë opsionin 4K, i cili është zakonisht i aksesueshëm nga të gjithë përdoruesit, si një shërbim i pranishëm në YouTube Premium.
Për të përdorur YouTube Premium, i cili përfshin gjithashtu të mira të tjera si përshembull mungesa e reklamave në platformë, mundësia për shkarkimin e videove dhe këngëve, përdoruesit duhet të paguajnë $11.99 çdo muaj.
“Me sa duket ti je pjesë e një eksperimenti që po përdoret për të mësuar më mirë shërbimet dhe preferencat e shërbimeve midis përdoruesve Premium dhe jo-Premium.” u përgjigj Team YouTube.
Është e rëndësishme të tregojmë se jo çdo testim përfundon më pas në një produkt të vërtetë. Nëse ky ndryshim do të vijë në treg në mënyrë të gjërë disa muaj më pas atëherë kjo gjë tregon se YouTube po kërkon të rrisë bazën e përdoruesve të abonuar në kategorinë Premium, pasi për momentin vetëm 50 milionë përdorues janë të abonuar nga 2 miliardë.