Sony planifikon të ofrojë një sistem paralajmërues që zbulon shenjat e para të demencës dhe sëmundjes së Parkinsonit nëpërmjet një makinerie që teston në mënyrë të shpejtë funksionin e shqisës së nuhatjes.
Kjo pajisje u prezantua nga Sony Group gjatë ditës së mërkurë dhe pritet të dalë në shitje gjatë pranverës së ardhshme, më tepër për qëllime studimore se si një pajisje mjekësore. Besohet se çmimi i kësaj pajisje do të jetë rreth $16,000.
“Ne shpresojmë se kjo teknologji e re do të ndihmojë në përmirësimin e jetës së njerëzve,” tha Osamu Hajimoto, president i biznesit të ri dhe zhvillimit teknologjik në Sony.
Testimet e nuhatjes janë më të rralla se atp të shikimit dhe dëgjimit, pasi për zhvillimin e tyre nevojiten lëndët e ndryshme aromatike dhe një dhomë e dedikuar.
Makineria e Sony përfshin një sistem të quajtur Tensor Valve që kontrollon lehtësisht armoatizuesit , dhe aromat e ndryshme mund të eleminohen shumë shpejt. Kohëzgjatja e një testimi të tillë është vetëm 5-10 minuta, dhe rezultatet do të shfaqen në një shkallë nga 1-8.
Lidhja me sëmundjen e Parkinsonit dhe demencën qëndron në faktin se në rast zhvillimi të këtyre sëmundje kemi një rënie të funksionit të shqisës së nuhatjes, sipas Sony. Një testim i saktë i këtij funksioni mund të ndihmojë gjithashtu në zbulimin e hershëm të një rënie të funksioneve neurologjike.
Sony mundet gjithashtu të eksplorojë aplikimet e kësaj makinerie në fushën e argëtimit.