Televizorët dhe monitorët e kanë bërë punën tonë më të lehtë dhe kanë ofruar argëtim për dekada. Nga telefonat inteligjentë te televizorët e deri te ekranet gjigante të informacionit publik, është pothuajse e pamundur të kalosh ditën pa ndërvepruar me të paktën një, nëse jo disa prej tyre. Përgjatë gjithë këtyre viteve Samsung ka ofruar teknologji krijuese dhe inovative të televizorëve. Modelet më të fundit të Televizorëve Samsung Neo QLED 8K, Neo QLED 4K dhe OLED e vërtetojnë këtë.
Teknologjia Neo QLED dhe OLED
Përpara se të njihemi me veçoritë e avancuara të televizorëve Samsung OLED dhe Neo QLED, le të kuptojmë më shumë rreth këtyre teknologjive.
Neo QLED është një avancim i teknologjisë QLED të Samsung, që do të thotë ‘Quantum dot LED’. Çfarë janë “Quantum dots”, mund të pyesni? E thënë thjesht, ato janë grimca shumë të vogla, me përmasa disa nanometra. Kur këto pika ndriçohen nga drita UV nga prapa ekranit, ato marrin energji dhe më pas prodhojnë ngjyra të ndryshme drite. Drita nga Quantum Dots është më efikase se drita nga LCD konvencionale, duke lejuar që ekranet QLED të jenë më të shndritshëm dhe më të saktë me ngjyra, si dhe më efikas në energji krahasuar me të tjerët.
Ndërsa, OLED është një anagram për një “LED Organik”. Televizorët OLED përdorin një teknikë shumë të ndryshme për të shfaqur figurën në krahasim me ekranet tradicionale LED. Në një televizor OLED, çdo piksel i vetëm ka një LED që mund të prodhojë dritë dhe ngjyra ndërsa Neo QLED përdor një Mini LED për të ndriçuar pikselë të shumtë.
Cilësi e lartë e figurës
Televizorët e rinj Neo QLED 8K janë përmirësuar për të sjellë përvojën e ekranit të madh në një nivel tjetër. Procesori më i fundit, Neural Quantum 8K, ka 20 rrjete të pavarura të inteligjencës artificiale, ku secili prej tyre analizon karakteristikat e përmbajtjes dhe cilësinë e figurës.
Quantum Matrix Technology Pro sjell një reduktim masiv të cilësisë së keqe në figurë, falë dritave të vogla inovative LED Quantum Mini që kontrollojnë dritën për të përmirësuar performancën e ngjyrës së zezë të thellë. Gjithashtu, teknologjia Quantum HDR 64x kap detajet më të vogla në zona si të ndriçuara ashtu edhe të errëta për të shfaqur cilësi të vërtetë figure HDR 10+ pikërisht siç e kishte parashikuar regjisori.
Nga ana tjetër, televizorët OLED kanë një procesor Neural Quantum 4K që ofron shkëlqim, ngjyra, kontrast dhe detaje të pakrahasueshme. Teknologjia 4K AI Upscaling e kompletuar nga 20 rrjete algoritmesh ju siguron të përjetoni fuqinë e 4K. Modelet e reja OLED kanë marë një çmim nga Revista FWD, e cila veçoi faktin se televizori Samsung OLED dhe teknologjia e tij QD-OLED ofrojnë shkëlqim më të madh dhe ngjyra më të pasura se gjenerata e fundit e OLED.
Tingull i qartë që ndjek veprimin
Për një eksperiencë gjithëpërfshirëse, televizorët duhet të kenë tinguj të fuqishëm që të përputhen me ngjyrat dhe detajet e pasura. Teknologjia Dolby Atmos® që vjen në të dy këta modele, të zhyt në brendësi të tingullit, duke treguar çdo detaj me qartësi dhe thellësi të pakrahasueshme. Për më tepër, Samsung po prezanton Wireless Dolby Atmos në televizorët e tij Neo QLED 4K dhe 8K – kjo do të thotë cilësi e pacënuar audio dhe pa rrëmujën e kabllove HDMI.
Gjithashtu, tingulli i këtyre televizorëve orkestrohet në haromoni perfekte me soundbarin nëpërmjet Q-Symphony ndërsa teknologjia Object Tracking Sound (OTS) siguron që tingulli të ndjekë veprimin.
Dizajn modern
Televizorët Neo QLED 8K dhe 4K karakterizohen nga Infinity Screen dhe dizajni Infinity One. Skajet e zeza të cilat janë zhdukur plotësisht, së bashku me kornizën ultra të hollë janë përpunuar në mënyrë që të heqin të gjitha shpërqendrimet për t’ju dhënë një pamje të plotë.
Televizorët OLED kanë dizajn LaserSlim. Me korniza minimaliste, profil të hollë dhe të sheshtë të pjesës së pasme, përshtaten me çdo ambient të brendshëm, pavarësisht nga madhësia e hapësirës.
Cilado të jetë zgjedhja juaj, Neo QLED apo OLED, Samsung ka oferta promocionale përgjatë këtij muaji. Me blerjen e një nga modeleve Neo QLED 8K prej 75” ose më të madh, ju përfitoni një dhuratë Galaxy Z Flip3. Nëse zgjidhni modelet Neo QLED 4K prej 75” ose më të mëdha, do të fitoni telefonin Galaxy A53 5G. Promocioni vlen për modelet Neo QLED nga viti 2022 dhe zgjat nga data 6.9 deri më 9.10.2022 ose deri në përfundimin e stokut të dhuratave.
Për televizorët OLED promocioni është i vlefshëm nga 19.9 deri më 16.10.2022 ose deri në përfundimin e stokut të dhuratave. Nëse zgjidhni modelin OLED 65” S95B, përfitoni dhuratë monitorin Smart M7, ndërsa me modelin 55” S95B monitorin Smart M5.
Për të kërkuar të drejtën për të marrë dhuratë, duhet të regjistroni blerjen tuaj në adresën [email protected].
Për më shumë informacion vizitoni këtu.